TheAlbaniaTime

Humbi kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzua, plagoset 65-vjeçari në Divjakë, transportohet në spital

2026-02-23 - 11:04

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur pushimi i shoferit në Divjakë. I plagosur ka mbetur një 65-vjeçar. Mësohet se 65-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë në drejtim të Divjakës, ndërsa në dalje të fshatit Gur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. I plagosur është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim

Share this post: