Humb drejtimin e motorit dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë
2026-03-22 - 13:41
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 28-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Baldushk–Vishnje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Tiranë/Informacion paraprak
Share this post: