“GJK bën 6 mbledhje dhe vendos ta shtyjë vendimin, e paprecedentë”, Ina Zhupa: Jemi në protestë dhe për bllokimin nga Kuvendi të heqjes së imunitetit të Ballukut
2026-02-04 - 18:17
Deputetja e PD, Ina Zhupa, e ka cilësuar të paprecedentë zvarritjen nga Gjykata Kushtetuese të vendimit për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Zhupa tha se, edhe Kuvendi nga ana tjetër po bllokon mbledhjen për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku, duke u justifikuar se pret vendimin e GJK, por këto dy çështje janë të ndara.
Share this post: