TheAlbaniaTime

Gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç: Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së

2026-02-27 - 19:04

Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik përmes një postimi në rrjetin social “X”. Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Share this post: