EMRI/ Plagosja në kryeqytet, identifikohet i riu që u godit me armë zjarri
2026-02-20 - 15:54
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës. Mësohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, mësohet se policia ka identifikuar autorin, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Share this post: