Emigrimi “përmirëson” statistikat, ikja e grave të reja rriti artificialisht normën e fertilitetit
2026-03-06 - 11:54
Normat e fertilitetit në Europë ranë me tej gjatë vitit 2024, me 1.34 lindje për grua shume poshtë nivelit të zëvendësimit 2.1 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, sipas të dhënave të Eurostat. Shqipëria e cila deri në vitin 2022 u rendit në fund të Europës me 1.2 fëmijë për grua në moshë riprodhimi e ka përmirësuar pozicionin në renditje pas korrigjimeve të censit. Në vitin 2024 treguesi I fertilitetit në vendin tonë arriti 1.64 fëmijë për grua, duke u renditur në mesin e 5 vendeve Europiane që janë me më mirë me ketë tregues. Për këdo që jeton në Shqipëri, shifra e lartë e fertilitetit mund të duket e pabesueshme, nisur nga rënia e lindjeve, numrit të nxënësve në shkolla apo mbyllja e kopshteve. Ky fenomen shpjegohet me atë që demografët e quajnë efekti i pas-Censusit. Pas regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, u vërtetua se numri i banorëve rezidentë në vend është tkurrur ndjeshëm, kryesisht për shkak të largimit të të rinjve. Kur llogaritet fertiliteti, numri i lindjeve pjesëtohet me numrin e grave në moshë riprodhuese që jetojnë brenda vendit. Meqenëse Censusit fshiu nga lista mijëra gra që kanë emigruar, pesha e çdo lindjeje që ndodh sot në Shqipëri rritet automatikisht në letër. Dmth Shqipëria nuk ka më shumë foshnja, por më pak nëna të mbetura në vend, gjë që e bën koeficientin të duket në përmirësim. Numri i lindjeve në vendin tonë ka përshpejtuar rënin vitetin e fundit. Vitin e kaluar në të gjithë vendin lindën me rreth 21,425 më rënie 8.1%. Sipas Eurostat vendet si Malta dhe Spanja praktikisht kanë stopuar procesin e zëvendësimit të brezave, p[asi kishin normat më të ulëta të fertilitetit në Europë me 1 fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Është interesante të vërehet se vendet e Ballkanit, si Mali i Zi, Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria, kryesojnë listën e fertilitetit edhe për shkak të korrrigjimeve që kanë ndodhur me censet të cilat u krye në të gjitha vendet pas pandemisë. Edhe vendet nordike, si Finlanda apo Norvegjia, pavarësisht politikave sociale dhe mbështetjes financiare për çdo fëmijë, po dështojnë të ringrenë dëshirën për të krijuar familje të mëdha. Nga njëra anë, tregon se familja shqiptare mbetet ende aktive në sjelljen e jetëve të reja, por nga ana tjetër, ky pozicionim vjen si pasojë e emigrimit masiv. Nëse nuk do të kishte ndodhur emigrimi masiv i grave të reja, koeficienti i Shqipërisë do të ishte shumë më i ulët, duke reflektuar krizën e vërtetë që po kalon çdo shtëpi shqiptare.