TheAlbaniaTime

Dogana e Durrësit bllokon sasi mielli jashtë afateve të përdorimit

2026-02-17 - 14:34

Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore të skaduara gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambientet e një subjekti tregtar të autorizuar për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv. Gjatë verifikimeve, punonjësit e doganës konstatuan dhe sekuestruan: 2,500 kg miell orizi me datë skadence 1 prill 2025 5,150 kg miell për pica me datë skadence 7 prill 2025 Në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dogana e Durrësit ka nisur procedurat përkatëse që parashikojnë deri në asgjësimin e mallrave të bllokuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe u bën thirrje operatorëve ekonomikë të respektojnë detyrimet për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Share this post: