“Centralizimi po sjell vonesa në shqyrtimin e çështjeve”, Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
2026-02-12 - 16:26
Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, ka kërkuar në mënyrë urgjente rishikimin e hartës së re gjyqësore. Në reagim theksohet se harta aktuale ka rezultuar e pasuksesshme, duke sjellë mbingarkesë të theksuar në Gjykatat e Apelit si pasojë e centralizimit të tepërt të sistemit.
Share this post: