Bie sërish shteti online, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen, probleme me energjinë
2026-02-24 - 14:44
Shumë faqe qeveritare sot, me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) nuk po arrijnë të hapen. Është e pamundur të aksesosh institucione të tilla, si Autoriteti i Shërbimit Rrugor, Agjencia e Zhvillimit të |Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e trajtimit të pronave e shumë të tjera Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI), që hoston këto faqe dhe menaxhon e-albania dhe domain zyrtar.gov.al, dhe administron qendrën e të dhënave qeveritare dhe sistemin e informacionit të shtetit, thanë se nuk kanë pasur drita disa institucione, ndërsa faqet janë funksionale. E-Albania ndërkohë është e aksesueshme. Prej muajsh si bizneset ashtu dhe individët po hasin probleme me aksesin në faqet qeveritare, në një vend që ishte risi në botë për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale. Për javë të tëra sistemi self-care, që përdoret gjerësisht nga bizneset nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre. Një javë më parë Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar i Shqipërisë (AFMIS) nuk funksiononte, duke detyruar Agjencinë e Prokurimit Publik të njoftojë institucionet publike duhet të pajisjen me numër transaksioni për procedurat e prokurimit. Procedura e mirëmbajtjes ka mbetur peng i procedurave të prokurimit që nga korriku i vitit të shkuar. Shumë tendera të mirëmbajtjes ndërkohë anulohen, si psh tenderit i internetit që u zvarrit për një kohë të gjatë për shkak të ankimimeve dhe për të cilin Komisioni i prokurimit Publik dha miratimin në javën e parë të shkurtit. Edhe tenderi i mirëmbajtjes së fiskalizimit është pezulluar disa herë, duke shkaktuar problem me self-care.