Befason moti në pranverë/ Reshje dëbore në juglindje, ndërhyrje në rrugën Boboshticë–Dardhë
2026-03-18 - 08:32
Reshje të lehta dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçë, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë. Edhe pse vendi ka hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë shënuar reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kushte dimërore në këtë zonë malore.
Share this post: