TheAlbaniaTime

Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e aplikacioni

2026-03-25 - 19:11

Jet Bank plotëson procesin e lincesimit nga Banka e Shqipërisë, për të operuar me kapacitete të plota në tregun shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt prezantimit të modelit të parë të bankimit 100% digjital në vend. Ky zhvillim konfirmon përfundimin me sukses të një procesi rigoroz vlerësimi dhe përgatitjeje, në përputhje me standardet rregullatore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar. Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës aplikacioni do të jetë i aksesueshëm për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Kjo fazë synon të mbledhë feedback mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e platformës në kushte reale përdorimi. “Pas licencimit, fokusi ynë është të sigurojmë që çdo element i eksperiencës së klientit të jetë i thjeshtë, funksional dhe i besueshëm. Për këtë arsye, do të fillojmë me një fazë testimi të kontrolluar, përpara se të prezantojmë aplikacionin për publikun e gjerë,” – Znj. Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank. Paralelisht, grupi i shërbimeve do të ndërtohet hap pas hapi, duke u bazuar në kërkesat dhe feedback-un e klientëve gjatë kësaj faze, me qëllim që çdo funksionalitet i ofruar të adresojë nevoja reale dhe konkrete. Bazuar në rezultatet e testimeve, Jet Bank do të përcaktojë momentin e lançimit të plotë në treg, duke sjellë një qasje të re në mënyrën si individët dhe bizneset ndërveprojnë me shërbimet financiare. Jet Bank synon të ofrojë një përvojë bankare tërësisht digjitale, të ndërtuar mbi parime të thjeshtësisë, shpejtësisë dhe transparencës, duke iu përshtatur ritmit dhe nevojave të jetës së përditshme të klientëve të saj. Rreth Jet Bank Jet Bank është banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, që sjell një standard të ri të bankimit. E ndërtuar mbi teknologji moderne dhe procese të thjeshtuara, Jet Bank ofron shërbime financiare të aksesueshme në çdo kohë, në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë. Kontakt: info@jet.bank

Share this post: