TheAlbaniaTime

Ari kalon për herë të parë nivelin e 5,000 dollarëve

2026-01-26 - 09:09

Ari zgjat rritjen pas fitimit më të madh javor që nga kriza financiare e vitit 2008 Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë nivelin e 5,000 dollarëve, teksa investitorët janë dyndur drejt këtij aktivi strehë për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike. Ari u rrit deri në 5,052 dollarë për ons troi të hënën, duke zgjatur një rally që e çoi çmimin në rritje me më shumë se 8% javën e kaluar, fitimi i tij javor më i madh që nga kriza financiare globale e vitit 2008. Një rally historik i metalit të çmuar gjatë dy viteve të fundit është nxitur nga një rritje e fortë e interesit të investitorëve dhe nga bankat qendrore që kërkojnë të diversifikohen larg dollarit. Javën e kaluar, kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të goditur aleatët Europianë me tarifa nëse ata do t’i rezistonin kërkesave të tij për kontroll mbi Groenlandën shkaktoi një shitje të fortë në Wall Street, përpara se kthesa e tij e papritur të mërkurën të sillte një rikuperim të aksioneve. Por dollari e ka pasur të vështirë të rimarrë terrenin e humbur, me një indeks të monedhës kundrejt homologëve të tij, përfshirë paundin dhe euron, që ra me 1.9% javën e kaluar. Dobësimi i dollarit mund ta nxisë arin, duke i bërë metalet e denominuara në dollarë më të lira për t’u blerë në monedha të tjera.

Share this post: