TheAlbaniaTime

Anketa e ndërmarrjeve, industria dhe shërbimet tkurrin numrin e punonjësve më 2024

2026-03-04 - 11:44

Sektori i biznesit në shfaqi zhvillime kontradiktore në vitin 2024, ku pavarësisht shtimit të numrit të ndërmarrjeve aktive dhe rritjes së xhiros vjetore, tregu i punës ka pësuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të publikuara nga INSTAT sot , numri i bizneseve aktive në 2024 u zgjerua me 2.2%, teksa numri i të punësuarve në total zbriti në 551.189 persona, duke shënuar një rënie prej 1,6% krahasuar me vitin paraprak 2023. Kjo rënie ka qenë më e theksuar te prodhuesit e të mirave, sidomos sektori i industrisë ku numri i krahut të punës u reduktua me 2,8%, ndërsa prodhuesit e shërbimeve pësuan një tkurrje më të lehtë prej 0,9%. Kriza, industria më rënien më të fortë të punësimit Analiza sipas aktiviteteve ekonomike dëshmon se industria përpunuese dhe sektori i energjisë, gazit e ujit ishin kontribuuesit kryesorë në këtë trend negativ të punësimit. Industria përpunuese, e cila mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenj me mbi 95 mijë të punësuar, me rënie -3% në krahasim me 2023. ndërsa numri i personave që punojnë në sektorin e energjisë dhe trajtimit të mbetjeve u reflektua ra m e-1%. Në krahun tjetër, megjithëse numri i të punësuarve ra, shitjet neto të ndërmarrjeve pësuan rritje prej 4,5% kjo e nxitur kryesisht nga sektori i tregtisë dhe ndërtimit. Shërbimet, bie numri i të punësuarve rritet vlera e shtuar Sektori i shërbimeve vazhdon të dominojë ekonominë shqiptare duke punësuar 65,6% të forcës totale të punës, ndonëse edhe brenda këtij grupi vihet re një riorganizim i burimeve njerëzore përballë sfidave të reja ekonomike. Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet po tentojnë të rrisin produktivitetin dhe xhiron e tyre me një numër më të kufizuar punonjësish, duke reflektuar mundësisht vështirësitë në gjetjen e krahut të punës ose automatizimin e proceseve në degë të caktuara të industrisë. Numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve pësoi rënie vjetore me -1% në 2024, teksa vlera e shtuar u rrit me 7.9%. Sektori i tregtisë vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke dominuar si në numrin e ndërmarrjeve, ashtu edhe në qarkullimin financiar. Me mbi 42 mijë ndërmarrje aktive, ky sektor përfaqëson 35,1% të totalit të bizneseve në vend dhe realizon pothuajse gjysmën e shitjeve neto të të gjithë ekonomisë, konkretisht 46,1%. Krahasuar me shërbimet e tjera, tregtia ka pasur ndikimin më të lartë pozitiv në rritjen e shitjeve neto me 2,7 pikë përqindje, duke lënë pas sektorët si ndërtimi apo akomodimi. Në raport me forcën e punës, tregtia punëson 24,7% të të gjithë të punësuarve në shkallë vendi, një shifër kjo që tejkalon çdo nënndarje tjetër të shërbimeve apo industrisë. Megjithatë, pesha e shërbimeve të tjera po ashtu mbetet e konsiderueshme, ku grupi i aktiviteteve që përfshin transportin, informacionin dhe komunikimin zë 9,0% të punësimit. Ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor kontribuon me 10,2%. Edhe pse prodhuesit e shërbimeve në tërësi pësuan një rënie të lehtë të punësimit prej 0,9%, ata arritën të shënojnë rritjen më të lartë të shitjeve neto me 5,8%, duke dëshmuar një efikasitet më të lartë ekonomik krahasuar me prodhuesit e të mirave.

Share this post: