Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga, policia në vendngjarje
2026-03-05 - 16:44
Një aksident ka ndodhur këtë enjte në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Perbreg. Një automjet ka dalë nga rruga është përplasur me murin mbajtës të autostradës. Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Share this post: