TheAlbaniaTime

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy automjete

2026-03-24 - 09:01

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Balldren. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share this post: