Aeroporti i Vlorës “peng” në gjykata, MACBO: Jemi përjashtuar nga vendimet, auditim ndërkombëtar
2026-02-11 - 11:26
Hapja dhe nisja e operimit të Aeroportit të Vlorës është ende e pasigurt. Aksioneri maxhoritar i kontratës koncesionare, MACBO ( zotërues i 98) për qind të aksioneve në shoqërinë e Aeroportit të Vlorës deklaroi sot para mediave se gjendja mbetet shqetësuese dhe alarmante. Përfaqësues të kompanisë thanë se çështje mbetet peng i vendimeve të gjykatave në vend. Zanafilla e konfliktit është mes dy kompanive aksionare të shoqërisë që ka kontratën konceisonare me shtetin shqiptar MACBO me 98 për qind dhe 2A me 2 për qind qëndron tek një kontrate për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga aksioneri i madh tek më i vogli diçka që MACBO nuk e pranon të ketë ndodhur. Përfaqësuesi juridik për MACBO tha se kalimi i aksioneve është bërë përpara një noteri dhe pretendimi është se është nënshkruar nga zoti Behxhet Pacolli diçka që sipas tyre nuk është e vërtetë dhe për të cilën është bërë një padi në gjykatë. “Gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë aksionerit më të vogël ndërkohë që ajo e Apelit na dha të drejtë ne. Menjëherë pas kësaj kur u duk sikur ngërçi u zgjidh me një tjetër sigurim padie në gjykatë u vendos pezullimi çka la lënë aksionerin më të madh të përjashtuar nga vendimmarrja dhe çdo hap që hidhet lidhur me zbatimin e kontratës” thanë përfaqësues të kompanisë. Ata theksuan se duke qenë të përjashtuar nga ky proces nuk kanë akses në asnjë zhvillim që lidhet me aeroportin dhe se kërkojnë një auditim ndërkombëtar që do të investojë cilësinë dhe aspektet teknike të aeroportit si një vepër e rëndësisë së veçantë. Dy skenarët për konfliktin Përfaqësues të kompanisë thanë se nëse gjykata do të zgjidhë ngërçin kompania MACBO e cila është garantore e një kredie 57 milionë euro me asete në vlerën 180 milionë euro mund të përshpejtojë punimet dhe të vijojë me certifikimet e nevojshme që aeroporti i Vlorës të hyjë në operim brenda disa muajve. Nëse çështja zvarritet dhe ai mbetet i përjashtuar duke u “shpronësuar” kështu nga e drejta e tij në këtë koncesion atëherë çështja do të ndiqet në Arbitrazh. Sipër përfaqësuesve të kompanisë Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje në vitin 1993 me Zvicrën për mbrojtjen e investimeve. Po kështu të drejtat e kompanive mbrohen me marrëveshje ndërkombëtare ndaj nëse zgjidhja do të mungojë MACBO do t’i drejtohet IÇ në Londër.