TheAlbaniaTime

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve

2026-02-10 - 09:06

Kosova është bërë një qendër e rëndësishme e aviacionit në rajon dhe një destinacion strategjik turistik. Sipas raportit më të fundit të ACI Evropë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës renditet i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve, duke u pozicionuar mes aeroporteve me zhvillimin më të shpejtë në kontinent. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i vetmi aeroport ndërkombëtar në Kosovë, ka shënuar një rritje prej 12,7 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm. “Ky rezultat pasqyron rritjen e qëndrueshme të kërkesës për udhëtime ajrore, zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Prishtinës në aviacionin evropian. Renditja në Top 10 të Evropës është një tregues i qartë i një tregu në zhvillim të vazhdueshëm dhe me potencial afatgjatë”, thuhet në njoftimin e ANP. Renditja në Top 10 të Evropës tregon se tregu i udhëtimeve ajrore në Kosovë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe ka potencial të lartë afatgjatë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës thekson se kjo arritje mbështet vizionin për forcimin e rrjetit ajror, rritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës si një nyje rajonale të besueshme dhe konkurruese. “Kjo arritje mbështet vizionin tonë për forcimin e rrjetit ajror, rritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës si një nyje rajonale e besueshme dhe konkurruese”.

Share this post: