7 levizje në qeveri, Balluku shkarkohet nga postet dhe ndryshohen 6 ministra
2026-02-26 - 19:44
Mbrëmjen e sotme janë bërë disa ndryshime në qeveri. Në media raportohet se Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Belinda Ballukun nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjetikes. Albana Koçiu është emëruar në postin e zëvendëskryeministres. Ndërsa Enea Karakaçi që aktualisht mban postin e administratorit të OSHEE, do të jetë ministër Infrastrukture dhe Energjetike, duke zevendëndësuar në këtë detyrë Belinda Ballukun. Ndryshime të tjera përfshijnë largimin e Besfort Lamallari nga detyra e ministrit të Drejtësisë, dhe emërimin e tij si Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar zëvendëson Albana Koçiun. Toni Gogu do të jetë ministër Drejtësie dhe zëvendëson Besfort Lamallarin. Nga posti i minsitres së Jashtme largohet edhe Elisa Spiropali dhe në vend të saj emërohet Ferit Hoxha. Gjithashtu Pirro Vengu ikën nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe do të zëvendësohet nga Ermal Nufi. Eriona Ismaili do të jetë ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëvendëson Toni Gogun.