TheAlbaniaTime

12 pyetje që tregojnë nëse jeni një drejtues i mirë

2026-02-15 - 10:56

Imagjino që të kërkohet të thuash çfarë të bën një menaxher të mirë. Shumica do të përmendnin integritetin, komunikimin, empatinë dhe vendimmarrjen. Ndoshta edhe përulësinë, aftësinë për të lënë të tjerët të marrin meritat, apo për të identifikuar dhe tërhequr talente. Por lidershipi është po aq art sa edhe shkencë, ndaj perceptimi për një menaxher të mirë ndryshon nga personi në person. Edhe Google analizoi sjelljet e menaxherëve më të mirë të ekipeve të saj dhe krijoi një model vlerësimi përmes 10 pyetjeve me shkallë vlerësimi dhe dy pyetjeve të hapura: * Menaxheri im më jep feedback praktik që më ndihmon të përmirësoj performancën. * Menaxheri im nuk bën mikromenaxhim (nuk ndërhyn në detaje që duhet të menaxhohen në nivele të tjera). * Menaxheri im tregon konsideratë për mua si person. * Veprimet e menaxherit tim tregojnë se ai/ajo vlerëson perspektivën që sjell në ekip, edhe kur është ndryshe nga e tij/saj. * Menaxheri im e mban ekipin të fokusuar te rezultatet dhe prioritetet kryesore. * Menaxheri im ndan rregullisht informacion të rëndësishëm nga drejtuesit më të lartë. * Menaxheri im ka zhvilluar me mua një diskutim kuptimplotë për zhvillimin e karrierës në gjashtë muajt e fundit. * Menaxheri im komunikon objektiva të qarta për ekipin. * Menaxheri im ka ekspertizën teknike të nevojshme për të më menaxhuar në mënyrë efektive. * Do ta rekomandoja menaxherin tim te kolegë të tjerë. * Jam i kënaqur me performancën e përgjithshme të menaxherit tim. * Çfarë do të rekomandoje që menaxheri yt të vazhdojë të bëjë? * Çfarë do të doje që menaxheri yt të ndryshojë? Vlen të theksohet se vetëm një pyetje lidhet drejtpërdrejt me aftësitë teknike. Pjesa më e madhe fokusohet te aftësitë e buta: komunikimi, feedback-u, bashkëpunimi, respekti dhe mbështetja. Mesazhi kryesor është se mënyra si një menaxher komunikon, delegon dhe krijon ndjenjë autonomie është shpesh më e rëndësishme se ekspertiza teknike. Me kalimin e kohës, fokusi zhvendoset nga ajo që një punonjës di, te mënyra si ai përdor njohuritë dhe aftësitë e tij. Drejtuesit e mirë vendosin standarde dhe më pas u japin punonjësve hapësirë për të punuar në mënyrën që funksionon më mirë për ta. Kjo i ndihmon punonjësit ta shohin punën jo si detyrim, por si një mënyrë për të shprehur aftësitë dhe përvojën e tyre. Një mënyrë e mirë për të kuptuar cilësinë e lidershipit është t’u kërkohet vetë punonjësve të përgjigjen këtyre pyetjeve. Rezultatet shpesh mund të jenë surprizuese dhe të ndihmojnë drejtuesit të përmirësojnë stilin e menaxhimit. / Inc, Shqip.al

Share this post: